Shqipëria, U-19 gati për përballjen e dytë ndaj Rumanisë

TIRANË, 19 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/- Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani është gati të luajë sfidën e dytë ndaj Rumanisë U-19 në stadiumin e Fierit “Loni Papuçiu”.

Pas fitores së djeshme po ndaj Rumanisë, djemtë e drejtuar nga Erion Bogdani janë gati për sfidën e dytë ndaj kësaj përfaqësueseje në po të njëjtin stadium.

Sakaq, Shqipëria U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, do të luajë sonte në orën 19:00, në “Loro Boriçi”, miqësoren e dytë radhazi me Maltën. Të parën, kuqezinjtë e kësaj grupmoshe e fituan 2-0. Disa orë para përballjes në fjalë, nga kampi kuqezi vijnë disa lajme, që kanë të bëjnë me situatën aty. Nga ekipi U21 largohet për arsye shëndetësore Sherif Kallaku dhe në vend të tij vjen Glejdis Ndraxhi nga “Besa” dhe afrohet Qendrim Hasanaj nga ekipi “Sava Kranj” nga Sllovenia. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.