Policimi në komunitet, takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ – Në kuadër të policimit në komunitet, në shkollat 9-vjeçare të qarkut Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës zhvilloi takime sensibilizuese me nxënësit.

Takimet sensibilizuese u zhviluan me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësvenë lidhje me efektet negative që sjell konsumimi i alkoolit.

Takimet sensibilizuese do vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha shkollat 9-vjeçare të qarkut Tiranë, ku përveç alkoolit do të flitet edhe për efektet negative që sjell përdorimi i lëndëve apo substancave të tjera të rrezikshme.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.