NJU JORK – Bloomberg 1,8 miliardë dollarë për rritjen e cilësisë universitare

62

NJU JORK, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Manjanti i mediave dhe ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka bërë të ditur se ka dhuruar 1,8 miliardë dollarë për  universitetin ”John Hopkins”, sidomos në ndihmë të rritjes së cilësisë.

”Bloomberg ka thënë se do të sigurohej që procesi i pranimit në universitetin e tij të bazohej mbi meritokracinë dhe të ishte në lartësinë e duhur”, thuhet në një artikull të gazetës ”New York Times”.

Fondet do të ofrojnë programe të ndihmës financiare në universitetin e Marylandit për studentët e kualifikuar me një nivel të ulët dhe të mesëm të të ardhurave, kështu që universiteti mund të ofrojë më shumë bursa studimi .

“Amerika është më e mirë kur të promovojë njerëzit në bazë të cilësisë së punës së tyre, jo në përmasat e portofolit të tyre”, theksoi 76 vjeçari.

“Diploma ime ‘Hopkins’ ka hapur porta të ndryshe që do të ishin mbyllur dhe që nuk do më mundësonin të përjetoja ëndrrën amerikane’’, ka shkruar Bloomberg.

Bloomberg ka qenë kryetar i bashkisë së Nju Jorkut për tre mandate, ku ka përfaqësuar  republikanët, por më pas ia kaloi në anën e demokratëve duke ushqyer spekulimet për një kandidaturë presidenciale (2020)./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.