Moti i keq, punohet në terren për riparimin e defekteve

TIRANË,19 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vazhdon punën në terren për eliminimin e avarive të shkaktuar nga moti i keq.

OSHEE  shprehet se për shkak të motit të keq me reshje bore dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore, rrjeti elektrik i shpërndarjes ka pësuar defekte që kanë penalizuar abonentët me mungesë të energjisë elektrike.

Po ashtu, OSHEE ka marrë të gjitha masat për situatën e krijuar nga moti i keq duke angazhuar në terren brigade të avarive të cilët janë pajisur me bazën materiale të nevojshme për riparimin e defekteve.

OSHEE sqaron se rajoni më i prekur nga moti i keq ka qenë zona e Korçës ku janë konstatuar përcjellës të këputur të linjës 35 kV, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh.

Si pasojë e terrenit malor, birgadat e punonjësve të OSHEE e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë në zonat e thella.

Me ndalimin e reshjeve dhe pastrimin e rrugëve nga borëpastrueset, ka rinisur sot herët puna në terren. Sipas informacionit të orës 10:00 të dispecerisë së tensionit të mesëm dhe të ulët në kompaninë OSHEE, është normalizuar situata e furnizimit me energji në zonën e Dardhës, Voskopojës, Fushë-Maliq, Podgorie, Sheqeras, Bitinckë, Komuna Qendër.

Gjithashtu energji ka marrë dogana Kapshticë si dhe është vendosur në punë linja 35 kV Maliq-Lozhan që kishte përcjellës 35 kV të keputur.

Është normalizuar furnizimi me energji i nënstacionit Lozhan dhe kanë marrë energji komuna Moglicë dhe Hecet (Strelca, Verba).

Me përmirësimin e motit, vijon puna në terren e brigadave të OSHEE-së për evidentimin dhe eleminimin e defekteve në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët si dhe në kabina.

Aktualisht janë pa energji pjesërisht fshatrat: Stravaj, Mjeshovë, Cakran, Kumë, Lekbibaj, Fajza, Kaçinar, Luf, Vithkuq, Trebinjë, Miras, Progër, Velçan, Lozhan, Voskop, Liqenas, Hoçisht, Ploçisht, Drenovë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.