MOSKË – Putin siguron Pence: Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

MOSKË, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin siguroi zëvendëspresidentin e SHBA-së, Mike Pence gjatë një takimi në Singapor se Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të 2016, konfirmoi Kremlini.

Javën e kaluar, Vladimir Putin dhe Mike Pence zhvilluan një takim të shkurtër joformal që zgjati jo më shumë se 10 minuta në kuadër të samitit të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Singapor.

”Amerikanët po flasin gjatë gjithë kohës rreth ndërhyrjeve në zgjedhje. Pence, sigurisht nisi diskutimin me Putin për këtë çështje’’, pohoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov gjatë një emisioni të transmetuar të dielën në mbrëmje në televizionin rus./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.