Meta takon drejtorin e NDI-së, Robert Benjamin

TIRANË,19 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Presidenti Ilir Meta takoi drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin.

“Pata kënaqësinë të takohesha me drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin”, tha Presidenti Meta.

“Fatmirësisht ka ende institucione si NDI që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik si shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor”, shtoi ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.