MAQEDONI – Një tërmet 4,2 ballë Rihter godet vendin

SHKUP, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një tërmet me magnitudë 4,2 ballë të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 06:00 në Maqedoni.

Epiqendra e tërmetit ishte në juglindje të Shkupit dhe lëkundjet u ndien në veri të Greqisë dhe në jug të Serbisë.

Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.