FOTO/ Berat, libri ”takon” miqtë e vegjël të leximit

TIRANË,19 nëntor /ATSH/ – Libri gjithnjë e më shumë po shkon pranë brezit të ri për shkak të nismave të ndërmarra nga institucionet përkatëse. Muaji nëntor i cili është cilësuar dhe si muaji i librit me aktivitete dhe me takime me nxënës shkollash po i ofron brezit të ri një njohje me librin dhe rëndësinë që ai ka në formimin e tyre si individë të kulturuar të shoqërisë.

Sot miqtë e librit ishin nxënësit e shkollës “Hasan Ngjela“ Veterik, Berat. Ata zhvilluan veprimtari letrare, e cila erdhi jo vetëm si lexim por edhe si një formë argëtimi përmes një programi artistik me këngë, pikturë, interpretime në poezi dhe dramë. Gjithashtu, nxënësit përcollën me shumë dashuri edhe veprën e të madhit Dritëro Agolli.

Këto nisma të cilat po ndërmerren dhe në qytet e tjera të Shqipërisë kanë në fokus të tyre edukimin e të rinjve me librin pasi duke lexuar libra që në fillimet e formimit të tyre ne i sigurojmë shoqërisë lexues të mirë nesër. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.