Fonde shtesë për disa institucione në buxhetin 2019

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/- Komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik ka miratuar nen për nen projektbuxhetin e vitit 2019, vetëm me votat 10 votat e mazhorancës, pasi opozita vijon me bojkotin në komisione.

Kryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi në fjalën e saj vuri në dukje se në raportin e dërguar në komisionin e Ekonomisë, u ra dakort parimisht edhe për disa ndryshime që lidhen me shtesa në disa institucione.

“Tek komisioni i Ekonomisë ne çuam raportin në parim kur ramë dakord për disa shtesa. Kemi vënë shtesa për RTSH, shtesë për Akademinë e Shkencave, për QKK, shtesë për rregullime legjislatiove dhe investime tek Qendra Shqiptare e Albanologjisë, kemi shtesë tek ATSH, shtesë dhe tek Sporti. Të gjitha këto shtesa janë çuar si një paketë. Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës dhe arsimi profesional nuk paraqitën shtesë”, – tha kryetarja e Komisionit, Ekonomi.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.