BUENOS AIRES – Aguad: Katër miliardë dollarë për rikuperimin e nëndetëses një çmenduri

BUENOS AIRES, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri argjentinas i Mbrojtjes, Oscar Aguad pretendoi se fundosja e nëndetëses ARA në oqeanin Atlantik, një vit më parë, kishte ardhur si pasojë e një defekti teknik dhe jo për një gabim njerëzor.

Ministri përsëriti se Argjentina nuk ka teknologjinë e nevojshme për të rikuperuar nëndetësen e gjetur tri ditë më parë në një thellësi prej 907 metrash.

”Do të ishte çmenduri për të investuar katër miliardë dollarë për ta kthyer atë në sipërfaqe duke marrë parasysh indekset e varfërisë të regjistruara në vendin tonë”, tha ai.

Zyrtari i lartë i Mbrojtjes kujtoi se në vitin 1995 kjo njësi kishte pësuar një dështim të ngjashëm në portin e Mar del Plata dhe se zjarrfikësve u ishin dashur 48 orë për të shuar zjarrin./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.