Disfata ndaj Skocisë, Panuçi: Përgjegjësia e gjitha e imja

TIRANË, 18 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/- Shqipëria ka pësuar një humbje të rëndë ndaj Skocisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, të luajtur mbrëmjen e të dielës në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Miqtë” të ndjekur nga rreth 2 000 tifozë, këta të fundit kishin  mbushur stadiumin shkodran me veshjet e tyre karakteristike, arritën të triumfonin bindshëm ndaj kuqezinjve me rezultatin 4-0. (Ryan Fraser ’14, Steven Fletcher ’45+2 (P) , James Forrest ’55, ’67 )

Shqipëria e drejtuar nga Kristian Panuçi, luajti me Berishën në portë ndërsa më tej ishin të rreshtuar, Veseli, Xhimshiti (’53 Dermaku), Grezda, Memushaj, Manaj (’62 Balaj), Xhaka, Mavraj, Binaku, Kaçe (’27 Ismajli), Uzuni.

“E vërtetë, kemi bërë gjithçka keq. Pësuam në goditjen e parë. Na eci shumë ters. Më pas i kuqi i Mavrajt, loja doli jashtë kontrollit. Pësuam golin e dytë në fund të pjesës së parë, aty mbaroi ndeshja. Çdo gjë sot, ishte faji im. I marr të gjithë vetë përsipër. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara. Faji im komplet, djemtë nuk kanë faj”, tha Panuçi.

Sot në orën 11:00 kombëtarja shqiptare do të ketë stërvitjen e parë në kuadër të sfidës ndaj Izraelit, që do të luhet të martën në “Elbasan Arena”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.