FOTO/ “Takimi i Teatrit Kadri Roshi”, sukses absolut dhe çmime

TIRANË,18 nëntor /ATSH/ – Takimi i Teatrit “Kadri Roshi”, që  u zhvillua prej 4 ditësh në qytetin e gurtë, ngjiti në skenë një sërë aktorësh të cilët u vlerësuan nga juria profesioniste, që për 7 net me radhë ndoqi interpretimin e trupave teatrore pjesëmarrëse.

E veçanta e kësaj nate të fundit ishte akordimi i titullit  “Mjeshtër i Madh”nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për aktorët, Aleksandēr Pogaçe, Theofan Bita e Pirro Qiqi dhe me Medaljen “Naim Frashëri” për Liliana Ristani Kumbaro, Parashqevi Pilo dhe Vaso Lili.

Gjithashtu këshilli bashkiak i bashkisë Gjirokastër, vlerësoi me titullin “Qytetar Nderi” aktorët Viktor Zhusti e Lumturi Shtino, me titullin “Mirënjohja e Qytetit” aktoret Zhaneta Papamihali e Raimonda Aleksi.

Publiku i kulturuar i Gjirokastrës tregoi edhe njëherë që ky qytet mbart vlera të pakrahasueshme kulturore dhe artistike, ky komunitet e ka dashur e do dhe do ta dojë teatrin. /a.a/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.