Buxheti 2019 për bujqësinë, mbi 10 miliardë lekë për zhvillimin rural  

Programi IPARD II- Financimi që përfitojnë fermerët dhe sektorët

Programi IPARD II- Financimi që përfitojnë fermerët dhe sektorët.http://ata.gov.al/2018/11/18/programi-ipard-ii-financimi-qe-perfitojne-fermeret-dhe-sektoret/Tre janë masat (ose sektorët) që mbështet Programi IPARD II për bujqësinë.Financimi total i këtij programi për thirrjen e parë kap vlerën 50.3 milionë euro, nga të cilat 21.6 milionë euro janë për masën e parë, (investime në fermë) 20.3 milionë euro për masën e dytë (investime për përpunimin dhe tregtimin) dhe 8 milionë euro për diversifikimin rural.Grigor Gjeçi, drejtori i Politikave Zhvillimore në dikasterin e Bujqësisë tha në një intervistë për ATSH-në se masat e financimit janë: Investime në fermë, me një minimum prej 10 000 EURO dhe maksimum 500 000 EURO. Përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 18 Nëntor 2018

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/- Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, për vitin 2019, adreson një fond prej 10 miliardë e 854 milionë lekësh në mbështetje të zhvillimit prioritar rural në vendin tonë.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, krahasuar me vitin e kaluar është në të njëjtin nivel por duke marrë parasysh që dikasteri i Bujqësisë, nuk do të ketë më në kompetencë të saj përgjegjësinë e administrimit të sektorit të ujërave, (shpenzimet për administrimin e ujërave shkonin në 60 milionë lekë), rezulton se burimet financiare janë shumë herë më të larta këtë vit sesa vitin e kaluar.

Buxheti i vitit 2019 parashikon të ndahet në tre drejtime kryesore: Shpenzime operative me vlerën 177 milionë lekë, investime të brendshme 247 milionë lekë dhe investime të huaja në vlerën 3 miliardë e 92 milionë lekë.

Investimet e huaja janë më të larta pasi këtu përfshihen fondet IPARD, por edhe një nga veprat më të rëndësishme të këtij viti, që është programi  i mbështetur nga Banka Botërore për zonën e Lushnjës, Fierit, Divjakës por edhe në jug të vendit. Ky është një projekt ku bëhet fjalë për 23 milionë euro investime, thekson Ministria e Bujqësisë. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.