Zv/ministrja Çuçi: Sistem depozite për plastikën njëpërdorimshe

Zv/Ministrja Çuçi: Sistem depozite për plastikën njëpërdorimshe

Zv/Ministrja Çuçi: Sistem depozite për plastikën njëpërdorimshehttps://ata.gov.al/2018/11/17/zv-ministrja-cuci-sistem-depozite-per-plastiken-njeperdorimshe/Zv/Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka bërë të ditur se qeveria është në proces miratimi të një Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane. Sipas saj, në fokus të qeverisë është mjedisi, pa cenuar zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, ndërsa shton se kjo strategji do t'i japi një vëmendjen të veçantë çështjeve të riciklimit.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 17 Nëntor 2018

TIRANË, 17 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ – Zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka bërë të ditur se qeveria është në proces miratimi të një Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane.

Sipas saj, në fokus të qeverisë është mjedisi, pa cenuar zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, ndërsa shton se kjo strategji do t’i japë një vëmendje të veçantë çështjeve të riciklimit.

Zv.ministrja Çuçi bëri të ditur se është duke u punuar për të krijuar një sistem depozite për plastikën njëpërdorimshe, si një nga më të dëmshmet për mjedisin.

“Në proces kemi miratimin e Strategjisë Kombëtare Të Menaxhimit të Integruar të mbetjeve urbane që i jep një vëmendje të veçantë çështjeve të riciklimit. Jemi duke incentivuar me të gjitha bizneset që krijojnë riciklim në territorin shqiptarë. Janë duke u incentivuar të gjithë përdoruesit e joplastikës. Jemi duke punuar për të krijuar në Shqipëri një sistem depozite për plastikën njëpërdorimshe apo shisheve plastike, që është një nga kontaminatorët më të mëdhenj në vendin tonë”, theksoi Çuçi.

“Janë disa masa që do merren, por s’do kalojmë në veprime të menjëhershme duke marrë masa “Copy Paste”, por do jenë masa të implemntueshme në vendin tonë, të qëndrueshme dhe të pakthyeshme, e jo negative për komunitetin. Në vëmendjen tonë është mjedisi, por pa prekur zhvillimin social dhe ekonomik të vendit”, tha Çuçi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.