Të rinjtë në bordin e “Butrintit”, anijes shqiptare që shpëton jetë në Mesdhe

TIRANË,17 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Të rinj nga Tirana dhe Durrës, nxënës të shkollave të mesme janë mirëpritur në anijen e Forcave Detare, “Butrinti” që ka shërbyer në detin Egje në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shprehet se ishte një eksperiencë e bukur dhe krenare njëherazi për djemtë e vajzat e kryeqytetit dhe qytetit bregdetar të Durrësit.

“S’ka më bukur se fundjava në bordin e anijeve të Forcave Detare. Të rinj nga 3 shkolla të mesme nga Tirana dhe Durrësi u mirëpritën në bordin e anijes Butrinti që ka shërbyer në detin Egje, duke shpëtuar dhe parandaluar shumë emigrantë. Eksperiencë e bukur dhe shumë krenari për vajzat dhe djemtë tanë”, shprehet Xhaçka. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.