Siguria rrugore, punime emergjence në aksin Librazhd-Prrenjas

TIRANË,17 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar po punon për rikonstruksionin e rrugës Librazhd-Prrenjas.

Për t’i paraprirë stinës së dimrit dhe rritjes së sigurisë së mjeteve në rrugë, Autoriteti Rrugor vazhdon punën me intensitet për të ndërhyrë në ato akse që kanë probleme për sigurinë rrugore.

Ndërhyrjet kanë vazhduar sot në disa akse njëherazi si në rrugor Librazhd Komuna Qukës, riparimin e urës Hotolishtit dhe në Xhyrë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar  sqaron se “Emergjenca EWCO 3 – Hyrje Librazhd Komuna Qukës – e përfunduar me shtresat asfaltime. Emergjenca EWCO 2 – Hyrje Librazhd Komuna Qukës – e përfunduar me shtresa asfaltime. Riparimi i plotë i të gjithë urës së Hotolishtit me shtresë asfaltike (tapet). Emergjenca EWCO 7 në Xhyrë ka përfunduar”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.