PORT MORESBY – Xi Jinping: Proteksionizmi është i destinuar të dështojë

PORT MORESBY, 17 nëntor /ATSH-AFP/ – Praktikat proteksioniste janë një qasje afatshkurtër dhe janë të destinuara të dështojnë, deklaroi sot presidenti kinez, Xi Jinping në samitin e Azi-Paqësorit, që po zhvillohet në sfondin e tensioneve tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Përpjekjet për të ngritur barriera dhe prishur marrëdhëniet e ngushta ekonomike janë në kundërshtim me ligjet ekonomike dhe kuptimin e historisë. Kjo është një qasje afatshkurtër dhe është e prirur të dështojë”, konfirmoi presidenti kinez në Port Moresby në një forum të liderëve të biznesit përpara samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

“Duhet t’i themi +jo+ proteksionizmit dhe unilateralizmit”, vuri theksin Xi në një kritikë drejtuar politikës së administratës amerikane./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.