Pas vitesh harresë, rikonstruktohet rruga e Rrushkullit

TIRANË, 17 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Rruga e Rrushkullit po asfaltohet e gjitha me një gjatësi 2.8 km, e lënë në harresë prej vitesh po asfaltohet”,  u shprehur për ATSH, prefekti i qarkut Durrës, Roland Naso.

Prefekti Naso deklaron për ATSH se “janë sistemuar bankinat anësore të rrugës dhe kanali në krah të rrugës me të njëjtin gjatësi. Asfaltim i rrugës me gjerësi 5 m , trashësia 6 cm me sipërfaqe 14 000 m2”.

“Rruga ndodhet ne fshatin Rrushkull te Njësinë Administrative Sukth, bashkia Durrës. Rruga po rregullohet dhe asfaltohet nga buxheti  i bashkisë rreth 12 milion lekë , vlere e materialit ndërsa makineritë dhe puna që kryer janë të ndërmarrjes “Rruga” në vartësi të Bashkisë Durrës”, tha ai për ATSH.

Po ashtu, ai shtoi se Bashkia Durrës po tregon një kujdes të veçante dhe për rrugët e fshatrave dhe po ndërhyn normalisht atje ku është e domosdoshme”./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.