ITALI – Gjenden dy emigrantë të vdekur dhe tetë rezultojnë të zhdukur në brigjet e Sardenjës

ROMË, 17 nëntor /ATSH-AFP/ – Kufomat e dy emigrantë u gjetën sot në brigjet e Sardenjës, dhe tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur, njoftuan sot shërbimet e emergjencës italiane.

Një anije prej druri me 13 algjerianë në bord kishte mbetur pa karburant që prej së enjtes. Emigrantët kishin kërkuar ndihmë, por përpara mbërritjes së forcave të shpëtimit, 10 prej tyre kishin vendosur të arrinin bregun me not, raportuan mediat italiane.

Rojet bregdetare gjetën tre persona në bordin e anijes që po i afrohej ishullit të Toros, dhe më pas zbuluan dy trupa të tjerë. Ata po vijojnë ende kërkimet për gjetjen e tetë pasagjerëve të tjerë.

Sipas qeverisë italiane, 1 167 emigrantë algjerianë kanë mbërritur në Itali gjatë këtij viti./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.