FOTO/ Poezitë e Silda Anagnostit ”3 sekonda para fundit” me mesazhe sensibilizuese për lexuesin

FOTO/ Poezitë e Silda Anagnostit ”3 sekonda para fundit” me mesazhe sensibilizuese për lexuesin

FOTO/ Poezitë e Silda Anagnostit ”3 sekonda para fundit” me mesazhe sensibilizuese për lexuesinhttps://ata.gov.al/2018/11/17/foto-poezite-e-silda-anagnostit-3-sekonda-para-fundit-me-mesazhe-sensibilizuese-per-lexuesin/Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare shkrimtarja Silda Anagnosti u shpreh se, ”ky është një libër me poezi dhe është libri im i dytë që më rikthen pas 22 vitesh.Ky libër flet për dashurinë në shumë dimensione për dashurinë për fëmijët, për dashurinë për prindërit etj.Gjëja më interesante që ka libri si nga vet titulli ”3 sekonda para fundit” lidhet me dhunën ndaj grave”. ”Unë jam një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe çështjeve gjinore madje e konsideroi veten feministe dhe jam përpjekur të kuptoj çfarë ndodh me një grua para se ajo të vdes, sidomos nëse vdekja e saqj vjen nga dhuna e bashkëshortit i cili duhet të ishte një nga personat e saj më të dashur.Pikërisht një nga kapitujt e fundit të librit i kushtohet këtyre çështjeve”, tha Anagnosti.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 17 Nëntor 2018

TIRANË,17 nëntor /ATSH A.ALLA/ – Panairi i librit këtë vit i sjell lexuesit dhe botime me mesazhe sensibilizuese pasi shoqëria shqiptare ka nevojë të jap mesazhe përmes artit dhe kulturës për të edukuar një brez të ri sa më të mirë dhe të denjë drejt një shoqërie europiane.

Shkrimtarja Silda Anagnosti vjen me librin e saj me poezi në këtë panair i cili që në titull ”3 sekonda para fundit” të intrigon ta shfletosh pasi poezia dhe sidomos në këtë libër ky ka dhe mesazhe sensibilizues për gruan të bën të reflektosh dhe të bëhesh një individ më social.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare shkrimtarja Silda Anagnosti u shpreh se, ”ky është një libër me poezi dhe është libri im i dytë që më rikthen pas 22 vitesh.Ky libër flet për dashurinë në shumë dimensione për dashurinë për fëmijët, për dashurinë për prindërit etj.Gjëja më interesante që ka libri si nga vet titulli ”3 sekonda para fundit” lidhet me dhunën ndaj grave”.

”Unë jam një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe çështjeve gjinore madje e konsideroi veten feministe dhe jam përpjekur të kuptoj çfarë ndodh me një grua para se ajo të vdes, sidomos nëse vdekja e saqj vjen nga dhuna e bashkëshortit i cili duhet të ishte një nga personat e saj më të dashur.Pikërisht një nga kapitujt e fundit të librit i kushtohet këtyre çështjeve”, tha Anagnosti.

Ajo gjithashtu u shpreh se, ”unë besoj që arti nuk është thjesht për të bërë art por ai duhet të japi një mesazh, një mesazh që ne të bëhemi njerëz më të edukuar, të krijojmë një shoqëri më të mirë dhe të përpiqemi që brezi i ri të jetë më i mirë se ne”.

”Unë do ju sugjeroja lexuesve që të lexonin poezi pasi poezia kur të prek të prek në shpirt pasi më duket se dashuria për artin na bën njerëz më të mirë.Tani kam në dorë një roman ose novelë nuk e di si do dali ku përpiqem të pasqyroj të gjitha ato ngjarje që kanë kaluar në Shqipërinë e pas viteve 90 dhe si kanë shënjuar jetën e një gruaje”, përfundoi shkrimtarja Silda Anagnosti. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.