FMN trajnon Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj mbi menaxhimin e riskut

155

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) po asiston me trajnime të dedikuara Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj, si dhe Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut .

Në fokus të këtyre trajnimeve që pritet të përfundojnë në datë 27 nëntor është strategjia e tatimpaguesve të mëdhenj, si dhe kuadri ligjor për diferencimin e riskut, qasje që sot  e zbatojnë shumë vende europiane.

Gjatë sesionit të trajnimit, ekspertët e FMN-së vlerësuan punën që është bërë deri tani në rritjen profesionale të burimeve njerëzore të DTM-së dhe të Menaxhimit të Riskut. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.