Elbasan, policia fushatë sensibilizimi me të rinjtë për sigurinë rrugore

TIRANË,17 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Drejtoria Vendore e Policise Elbasan ka zhvilluar sot një fushatë sensibilizimi  me Këshillin Rinor të Elbasanit, me qëllim ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin për Sigurinë Rrugore.

Takimi u organizua në formë bashkëbisedimi, ku të rinjtë u informuan për shkaqet kryesore të ndodhjes së aksidenteve rrugore, masat e marra nga Policia Rrugore e Elbasanit për parandalimin e tyre, si dhe rëndësinë e zbatimit me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në këtë takim, pjesëmarrës ishin Shef i Seksionit për Trafikun Interurban dhe Urban, Komisar Kreshnik Skendo, Ndihmës Specialistët e Policimit në Komunitet, punonjës të Policisë Rrugore, si dhe Përfaqësues të Këshillit Rinor të Elbasanit.

Takimet do të vijojnë në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, në Qarkun e Elbasanit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.