Tregjet financiare, potenciale ende të pashfrytëzuara në digjitalizim

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/- Në Shqipëri tregjet financiare kanë ende shumë potencial për
të shfrytëzuar nga digjitalizimi.
Ekspertët bankier shprehen se, përparësi për Shqipërinë është mosha mesatare e popullsisë relativisht e re, e cila jep mundësinë që edukimi financiar të jetë më i lehtë për
t’u transmetuar.

Popullsia e re paraqet potencial për sektorin financiar dhe atë publik, si për sa i përket huave hipotekore dhe investimeve alternative, po ashtu edhe shpenzimeve për pensionet. Kultura financiare nuk është në të njëjtin hap me përparimin e produkteve financiare. Në
Shqipëri individët ende vazhdojnë t’ju drejtohen filialeve bankare edhe për operacionet financiare bazë, duke i kushtuar kohë dhe kosto më të larta.

Në këto kushte, institucionet bankare në Shqipëri po promovojnë digjitalizimin financiar, nëpërmjet ofrimit të programeve të edukimit për të gjithë popullsinë, si: fushatat e ndërgjegjësimit, faqeve të internetit, programeve për audiencë specifike, si dhe duke ofruar produkte me kosto më të ulët për operacionet digjitale. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.