Të bëhesh shqiptar në moshën 90 vjeç

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ – Të bëhesh shqiptar në moshën 90 vjeç. Kjo është historia e Tevfik Fikret Oktay i lindur në 1928-ën në Turqi, Ankara nga prindër shqiptarë.

Ministri i Shtetit për Diasporën ka sjellë rastin e tij duke theksuar se Oktay mori shtetësinë shqiptare për të nderuar kujtimin e babait të tij, i cili kishte shërbyer si ushtarak madhor në Perandorinë Osmane.

“Të bëhesh shqiptar në moshën 90 vjeç. Tevfik Fikret Oktay i lindur në 1928-ën në Turqi, Ankara nga prindër shqiptarë ka marrë shtetësinë shqiptare për të nderuar kujtimin e babait të tij, i cili kishte shërbyer si ushtarak madhor në Perandorinë Osmane”, shprehet ministri Majko.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.