Shpërndanin heroinë te “21 Dhjetori”, në pranga dy persona

Shpërndanin heroinë te “21 Dhjetori”, në pranga dy persona

Shpërndanin heroinë te “21 Dhjetori”, në pranga dy personaGoditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta. Sekuestrohen dy armë zjarri “pistoleta”, një pushkë sportive me dylbi, 60 doza lëndë narkotike Heroinë , 140 mijë lekë të reja, si dhe municion luftarak.http://ata.gov.al/2018/11/16/shperndanin-heroine-te-21-dhjetori-ne-pranga-dy-persona/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 16 Nëntor 2018

TIRANË, 16 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/ – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta. Sekuestrohen dy armë zjarri “pistoleta”, një pushkë sportive me dylbi, 60 doza lëndë narkotike Heroinë, 140 mijë lekë të reja, si dhe municion luftarak

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kishte grumbulluar informacion nga burime të ndryshme se shtetasit Ermal Demushi, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe Emirjon Doçi, 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin në zonen e “21 Dhjetorit”, shpërndanin (shisnin) lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë” me doza.

Në bazë të këtyre informacioneve, është organizuar puna ku në afërsi të kryqezimit të “21 Dhjetorit” në një lokal, janë kapur në flagrancë shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi.

Gjatë kontrollit, shtetasit Emirjon Doçi ju gjetën 22 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, ndërsa shtetasit Ermal Demushi një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, si dhe 140 mijë lekë të reja të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Kontrolli ka vijuar në dyqanin e shtetasit Ermal Demushi, ku mbi bazën e informacioneve dyshohej se kishte armë zjarri, dhe nga kontrolli i kryer, iu gjetën një sasi tjetër lënde narkotike e llojit Heroinë, 1 peshore elektronike, një dozë cannabis sativa, 5 kapsolla detonatore me fitil, 1 armë zjarri pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pistoletë e markës “Zastava”, 12 fishekë, 1 fitil zjarr përcjellës si dhe 1 sasi e vogël lënde eksplozive.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit Ermal Demushi, në bagazhin e saj, iu gjet një pushkë sportive me dylbi. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 60 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë“ dhe një dozë “Cannabis Sattiva”, një peshore elektronike – 1 armë pistoletë me mulli, 1 arme zjarri pistoletë “Zastava”, 12 fishekë, 5 kapsolla detonatore me fitil, 1 fitil zjarrpërcjellës, një sasi e vogël lënde eksplozive, 1 pushkë sportive me dylbi, 140 mijë lekë të reja, 1 automjet në pronësi të shtetasit Ermal Demushi, 5 aparatë telefoni celular. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.