Presidenti i “Milan” preferon rikthimin në “Champions” ndaj kampionatit

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ – Klubi italian këtë vit ka për synim rikthimin në Champions.
“Milani” po kalon një moment të vështirë, duke marrë parasysh se shumë lojtarë janë të lënduar dhe në këtë mënyrë vështirësohet qëllimi i tyre që të garojë për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Presidenti i ri i ‘kuqezinjve’, Paolo Scaroni thekson se për klubin e tij është më e rëndësishme pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve sesa titulli i kampionit në Serie A, pasi pikërisht kjo sjell të ardhura të mëdha për klubin.

“’Juventus’ është i vetmi ekip i cili ka ndjekur rrugën e klubeve angleze. Sigurisht janë për t’u marrë shembull”, tha Scaroni.

“Por gjithsesi sot kanë vlerë edhe kompeticionet evropiane. Për mendimin tim, më mirë do të ishte të kualifikoheshe tre herë në Ligën e Kampionëve sesa të fitosh një kampionat”, theksoi ai.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.