Meta dekreton lirimin nga detyra të gjeneralbrigade Sandër Lleshajt

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi sot nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, gjeneralbrigade Sandër Lleshaj.

Në dekretin e Presidentit Meta thuhet se në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018, dekretoj Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.

Dekreti hyn në fuqi menjëherë. Zv.ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është propozuar nga Kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.