LONDËR – Një mortajë e Luftës së Dytë Botërore zbulohet në Hyde Park

128

LONDËR, 16 nëntor /ATSH-AFP/ – Policia zbuloi sot një mortajë të Luftës së Dytë Botërore në liqenin ”Serpentine” në Hyde Park, në zemër të Londrës.

Pjesa veriore dhe jugore e liqenit ”Serpentine” u mbyllën në mesditë pas zbulimit të një “pajisjeje të mundshme eksplozive”, “pjesërisht të zhytur në ujë”, sqaroi policia e Westminster në Twitter.

Në fakt bëhej fjalë për një mortajë të Luftës së Dytë Botërore që përdorej për stërvitje nga Garda Kryesore, një formacion paraushtarak britanik i krijuar në fillim të Luftës së Dytë Botërore për t’u mbrojtur nga një pushtim i mundshëm nazist.

”Brigjet e lumit ”Serpentine” u rihapën, mos u frikësoni!,  lexohej në një postim në Twitter të policisë gjatë pasdites së sotme./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.