HAGË – Rutte: Ideja e një ushtrie europiane është e parakohshme

HAGË, 16 nëntor /ATSH-AFP/ – Idetë e Francës dhe Gjermanisë për krijimin e një ushtrie europiane janë të parakohshme, njoftoi sot kryeministri holandez, Mark Rutte me arsyetimin se siguria e kontinentit mund të garantohej vetëm nga NATO.

”Ideja e një ushtrie europiane është shumë e largët për Holandën”, pohoi Rutte gjatë konferencës javore për shtyp.

“Franca dhe Gjermania po veprojnë në mëyrë të parakohshme. Qëndrimi zytar i Holandës është se NATO-ja mbetet themeli i politikës sonë të mbrojtjes’’, përfundoi ai në prani të gazetarëve./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.