FUTBOLL – “Juve” merr frymë lirshëm, asgjë serioze për Pjaniç

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ – Situata e dëmtimit për mesfushorin e talentuar boshnjak, Miralem Pjaniç do të vlerësohet javën e ardhshme edhe pse mjekët kanë bërë paraprakisht të ditur se mund të bëhet fjalë për një lodhje muskulore.

Gjendja e mesfushorit, i cili u detyrua që të largohej në sfidën ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve, nuk është serioze dhe kjo është vërtetuar edhe nga bisedat e zhvilluara nga mjekët e klubit të “Juventusit” dhe kombëtares së Bosnjes.

Gjendja fizike e Pjaniç do të përcaktohet ditën e hënë. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.