Dua Lipa zgjedh më parë Prishtinën sesa Londrën

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, në një intervistë për CNN krahas bisedës lidhur me eksperiencat jetësore, ka folur edhe për refugjatët nëpër botë, duke treguar se edhe vetë ajo ishte e ardhur në Angli.

Lipa tha se “askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë, pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britaninë e Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat. Unë e di që ka shumë fëmijë që mund të përjetojnë këtë ndjenjë”, ka thënë ylli shqiptar.

Pyetjes së gazetares Becky Andresonin, nëse zgjedh më parë Prishtinën, apo Londrën?, këngëtarja ka thënë: ”Po them Prishtinën, pasi atë më thotë edhe zemra, pasi ndjehem vetvetja”.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.