SHBA – Pence: Një samit i mundshëm Trump-Kim

UASHINGTON, 15 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior, Kim Jong Un pritet të takohen sërish pas Vitit të Ri, njoftoi sot zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, duke theksuar se qeveria e tij nuk do të gabonte duke pranuar premtime të pambajtura.

‘’Ne besojmë se samiti do të zhvillohet pas 1 janarit, por nuk kemi përcaktuar ende vendin dhe kohën’’, pohoi ai për gazetarët në kuadër të samitit të përvitshëm të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Presidenti amerikan dhe lideri koreano-verior patën një samit historik në Singapor këtë vit që u mbyll me një marrëveshje për çarmatimin bërthamor, ku afatet mbetën të paqarta./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.