Projekti, nxënësit “ushtrojnë” profesionin e arkeologut në Muzeun Historik Kombëtar

 

Projekti“Arkeologu i vogël”, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Misto Mame” vizitojnë Muzeun Historik KombëtarFëmijët të shoqëruar edhe nga mësueset e tyre, si fillim bënë një guidë në muze. Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike. Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve dhe gjetjen e objekteve antike. Pas gërmimeve fëmijët vizatuan objektet të cilat i kishin gjetur vetë. Qëllimi i këtij aktiviteti është, që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.Edukimi Përmes KulturësMinistria e KulturësShkolla 9-vjecare "Misto Mame" Faqja zyrtare

Posted by Muzeu Historik Kombetar on E enjte, 15 Nëntor 2018

TIRANË,15 nëntor /ATSH/ – Projekti “Arkeologu i vogël”, këtë herë kishte protagonistë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Misto Mame” të cilët vizituan Muzeun Historik Kombëtar.

Fëmijët të shoqëruar edhe nga mësueset e tyre, si fillim bënë një guidë në muze. Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike.

Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve dhe gjetjen e objekteve antike. Pas gërmimeve fëmijët vizatuan objektet të cilat i kishin gjetur vetë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është, që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.