MODA – Palltoja më elegante për dimrin me ngjyrë bezhë

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/- Ekzistojnë disa veshje në garderobë tek të cilat mund të mbështeteni në momentet e pavendosmërisë për pamjen tuaj. Për t’u veshur kur duam të ndihemi të paarritshme.

Për t’u përdorur si një passe-partout në shumë raste të ndryshme.

Palltoja ngjyrë bezhë (apo camel, siç njihet në botën e modës) është pikërisht një nga këto! Ajo që quhet klasik i përjetshëm, që është e disponueshme për të pasur në dispozicion për të shtuar atë prekje elegante që nuk dështon kurrë.

E përkryer për t’u kombinuar me veshje formale, në fustane dhe funde elegante, por shumë moderne edhe me një pulovër, me një palë xhinse dhe atlete me ngjyra.

Cilido qoftë stili juaj, ju do të gjeni në pallton ngjyrë bezhë një aleat shumë të çmuar.

Ndër të preferuarit tanë të të gjitha kohërave është modeli me dopio kopsë me një prerje pak mashkullore dhe modeli superfemëror, por ka shumë variante interesante që plotësojnë kërkesat më të ndryshme të stilit.

Nëse nuk e keni një të tillë, shkoni blijeni menjëherë atë tani!

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.