Messi do të kthehet në kombëtaren e Argjentinës

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ – Lionel Messi do të kthehet me përfaqësuesen e Argjentinës shumë shpejt.

Këtë lajm e konfirmon menaxheri i përgjithshëm i kombëtares amerikanojugore, Jorge Burruchaga, i cili ka mohuar që Messi është larguar nga kombëtarja.

“Nuk është caktuar asnjë datë për rikthimin e Messit dhe ai nuk do të kthehet gjatë këtij viti kalendarik”, ka thënë Burruchaga.

“Por është e pamundur që ai të mos luajë më me kombëtaren. Kjo periudhë që ne nuk e kemi në ekip do të marrë fund shpejt”.

“Jam i sigurt se vitin tjetër, Messi do të jetë përsëri pjesë e Argjentinës”, ka përfunduar ai.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.