Jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/- Taulant Muka ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit.

Dorëheqja i është dorëzuar kKryeministrit Edi Rama për dijeni edhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

“Për arsye etike, morale dhe profesionale dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, thuhet në motivacionin e Taulant Mukës.

Taulant Muka u emërua zëvendësministër në datën 31 tetor me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas dorëheqjes së Ervin Demo i cili u akuzua për plagjiaturë.

z.tosku/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.