Grezda mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Skocisë

123

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ – Shqipëria ka zhvilluar seancën e tretë stërvitore në kuadër të sfidës me Skocinë, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje.

Ajo që shqetëson të gjithë janë dëmtimet e shumta të futbollistëve të Kombëtares.

Mesfushori Eros Grezda ka vijuar të stërvitet i diferencuar për shkak të një dëmtimi. Stafi mjekësor do të provojë në të gjitha mënyrat për ta rikuperuar 23-vjeçarin, i cili në muajt e fundit ka qenë i pafat sa u përket dëmtimeve dhe i ka munguar në disa ndeshje kombëtares shqiptare.

Përveç Grezdës, nga grumbullimi është larguar Ermir Lenjani, i cili nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për ndeshjet e radhës.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.