Bashkitë, 4% të buxhetit për risqet natyrore

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/- Projektligji “Për mbrojtjen civile” ka në thelb përcaktimin e dokumenteve strategjikë, procedurave standarde për institucionet në rastet e risqeve natyrore.

Sipas këtij projektligji, parashikohet që bashkitë duhet të planifikojnë 4% të buxhetit vjetor për risqet natyrore.

“Prefekti i qarkut ka rol parësor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në nivel qarku. Përveç detyrave të përcaktuara në ligjin specifik, Prefekti i qarkut ka për detyrë të kthejë projektbuxhetin e vitit pasardhës të bashkive brenda territorit administrativ të tij, në rast se nuk janë planifikuar të paktën 4% të totalit të buxhetit vjetor, për marrjen e masave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, sidomos në bashkitë të cilat janë konsideruar si të rrezikuara nga emergjencat civile apo fatkeqësitë”, thuhet në projektligjin që po diskutohet me aktorët e linjës.

/e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.