Ambasada shqiptare në Budapest aktivitet për albanologun Franc Nopça

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/- Ambasada shqiptare në Budapest përkujtoi jetën dhe veprën e albanologut të shquar Franc Nopça nëpërmjet promovimit të librit të autores Györgyi Gyurkovics “Baroni Franc Nopça – Mbreti hungarez i dragojve”.

Në përshëndetjen e tij për të ftuarit ambasadori Spasse vlerësoi veprën e baronit Nopça për studimet albanologjike dhe, duke cituar një shkrim të studjuesit Moikom Zeqo, tha se “Shqipëria për Nopçën është një Fata Morgana e fantazisë dhe fuqisë së tij krijuese… një vend përrallor në mbretërinë e ideve… një ide platonike e një vetmie të pafund dhe të tmerrshme të Nopçes, sepse, në qytetërimin europian, zemra e tij e trazuar humbi dhe vetëm në Shqipëri ai ‘mund të lindte përsëri si një bishë e egër’”. Autorja Gyurkovics, nëpërmjet fotove, ilustroi me jetën e Nopçës dhe rrugën e gjatë deri në përgatitjen e librit. Siç tha njëri prej të pranishmëve, “aktivitete të tilla janë të nevojshme për të përtërirë lidhjet mes popujve”.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.