Shqyrtohet ecuria e planit të strategjisë për Diasporën

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ – Grupi i Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën realizuan takimin e radhës për shqyrtimin e ecurisë së planit të strategjisë për Diasporën.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri një prezantim të shkurtër të çështjeve me rëndësi në këtë strategji.

Gjatë takimit u diskutuan detajet në lidhje me Buletinin e dytë të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018-2024.

Grupi i Koordinatorëve përbëhet nga përfaqësues të 12 ministrive dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, të cilët do të bashkëpunojnë me ministrin e Shtetit për Diasporën për zbatimin e Planit të Strategjisë së Diasporës 2018-2024.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.