SHBA – Melania Trump kërkon shkarkimin e zëvendësshefes së sigurisë kombëtare

UASHINGTON, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Zonja e Parë amerikane, Melania Trump kërkon të largojë zëvendësshefen për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, theksoi zyra e saj për shtypin.

“Ky është qëndrimi i zyrës së Zonjës së parë dhe ajo nuk meriton nderin për të shërbyer në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Stephanie Grisham, zëdhënëse e Zonjës së Parë për zëvendësshefen e Shtëpisë së Bardhë, Mira Ricardel.

Raportet e medias amerikane thanë se Mira Ricardel së shpejti do të pushohet nga puna në Shtëpinë e Bardhë. Vetëm javën e kaluar, Trump shkarkoi avokatin e tij të përgjithshëm, Jeff Sessions.

Lufta e brendshme në Shtëpinë e Bardhë ka të bëjë me politikën dhe personalitetet. Siç thuhet, Ricardeli nuk kishte marëdhenie të mira me anëtarët e familjes Trump dhe sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis.

CNN raportoi se Ricardeli ishte ndeshur me zyrën e Zonjës së Parë në udhëtimin e fundit të Melania Trump në Afrikë. Vendet e fluturimit ishin me sa duket një burim polemikash./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.