Përfundon testimi fizik për Patrullë të Përgjithshme

118

Përfundon testimi fizik për Patrullë të Përgjithshme

Përfundon testimi fizik për Patrullë të Përgjithshme.Përfundoi testimi fizik për pranimin në “Kolegjin e Policisë” për Patrullë të Përgjithshme, i cili u zhvillua në ambientet e Komandës së Forcave Speciale, Zall Herr, Tiranë, prej datës 05 deri më 14 nëntor 2018.http://ata.gov.al/2018/11/14/perfundon-testimi-fizik-per-patrulle-te-pergjithshme/Në përfundim të fazës së dytë, atë të testimit fizik, drejtori i Kolegjit të Policisë Ylli Vasili, theksoi se ky proces po vijon normalisht, transparent dhe pa kontestime, si dhe nën monitorim nga SHÇBA-ja, standardet profesionale dhe PAMECA.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 14 Nëntor 2018

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ – Përfundoi testimi fizik për pranimin në “Kolegjin e Policisë” për Patrullë të Përgjithshme, i cili u zhvillua në ambientet e Komandës së Forcave Speciale, Zall Herr, Tiranë, prej datës 05 deri më 14 nëntor 2018.

Në përfundim të fazës së dytë, atë të testimit fizik, drejtori i Kolegjit të Policisë Ylli Vasili, theksoi se ky proces po vijon normalisht, transparent dhe pa kontestime, si dhe nën monitorim nga SHÇBA-ja, standardet profesionale dhe PAMECA.

“Sot ishte dita e fundit e zhvillimit të testit fizik për aplikantët të cilët kanë rezultuar fitues në anën teorike dhe ne me kënaqësi vërejmë se ky test është zhvilluar me paanshmëri, me objektivitet dhe duke i dhënë shanse të barabarta gjithsecilit prej aplikantëve.
Në testin fizik kanë marrë pjesë gjithsej 561 aplikantë dhe nga këta rreth 400 janë fitues.
Ky proces është monitoruar edhe nga Drejtoria e Shërbimeve të Çështjeve të Brendshme të Ministrisë së Brendshme, nga Drejtoria e Standardeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si edhe nga misionet e huaja si Pameca.
Nga aplikantët nuk kemi patur asnjë lloj kontestimi në mënyrën e organizimit dhe zhvillimin e garave ndërmjet disiplinave të ndryshme.
I uroj suksese gjithsecilit prej aplikantëve edhe në testin psikologjik dhe atë të intervistës për të vazhduar kolegjin e Policisë”.

Faza e tretë është ajo e testimit psikologjik, ku Akademia e Sigurisë ka marrë të gjitha masat për zhvillimin sa më normal, korrekt e transparent të këtij procesi”, u shpreh ai. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.