OSHEE, njoftim për abonentët e rajonit Tiranë

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e disa kabinave në kryeqytet, në datën 15 nëntor do të stakohen disa fidera.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, e për pasojë do të ketë kufizime energjie në disa zona në Tiranë.
Pa energji do të mbesin: rruga “Astrit Balluku” pjesërisht, e cila ndodhet midis rrugës “Myslym Shyri” dhe bulevardit “Gjergj Fishta”, rruga “Preng Bibë Doda” pjesërisht, rruga “Prokop Mima” pjesërisht.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.