MOSKË – Rusia kërcënon me braktisjen e Davosit për shkak të sanksioneve

MOSKË, 14 nëntor /ATSH-ANSA/ -Autoritetet ruse do të braktisin Forumin Ekonomik Botëror në Davos nëse sanksionet e vendosura ndaj sipërmarrësve rusë nuk do të hiqen, theksoi kryeministri rus, Dmitri Medvedev në konferencës së Palermos, kushtuar zhvillimeve në Libi.

Organizatorët e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, që zhvillohet çdo vit në janar, duket se kanë ndaluar pjesëmarrjen në këtë veprimtari të oligarkëve rusë Oleg Deripaska dhe Viktor Vekselberg si dhe kreun e bankës shtetërore ruse, VTB, Andrei Kostin.

Të tre këta persona janë nën sanksionet amerikane./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.