ITALI – Roma i kërkon Brukselit fleksibilitet në buxhet për ngjarje të jashtëzakonshme

ROMË, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Qeveria italiane e mbajti të pandryshuar projektbuxhetin e kontestuar për 2019 dhe i kërkoi Brukselit fleksibilitet për të marrë në konsideratë në mënyrë të veçantë shpenzimet që lidhen me shembjen e urës ”Morandi” në Gjenovë dhe dëmet e shkaktuara nga moti i keq, sipas një kopjeje të letrës drejtuar Komisionit Europian.

”Qeveria kërkon zbatimin e fleksibilitetit për ngjarje të jashtëzakonshme”, shkruan ministri italian i Ekonomisë, Giovanni Tria.

Ndërsa Brukseli hodhi poshtë projektbuxhetin italian dhe i kërkoi një rishikim përpara të martës në mesnatë, Roma vendosi të mbajë të pandryshuar parashikim e saj për një deficit prej 2,4% të PBB-së në 2019.

Tria sqaroi gjithsesi në letrën e tij se një deficit prej 2,4% të PBB-së përfaqësonte ”një kufi të pakalueshëm”./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.