BE – Marrëveshje Bruksel-Londër për Brexit

BRUKSEL, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier vlerësoi sot se Brukseli dhe Londra kanë bërë progrese vendimtare në negociatat për Brexit, duke i hapur rrugën arritjes së një marrëveshje.

“Këtë mbrëmje në përgjegjësinë time si negociator europian, besoj se kemi bërë progres vendimtar”, deklaroi ai.

“Dy ekipet e negocimit kanë marrë përgjegjësitë e tyre. Qeveria britanike mori sot, këtë mbrëmje, përgjegjësinë e saj dhe tani të gjithë nga të dyja anët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”, theksoi Barnier gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

Kjo marrëveshje duhet që të miratohet gjithashtu nga Parlamenti britanik, që deri tani ka qenë shumë kritik. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.