“Zoti i Masakrës”, me dy shfaqje në teatrin “Migjeni”

TIRANË,13 nëntor /ATSH/ – “Zoti i Masakrës” komedia brilante e Yasmina Reza vjen në Shkodër mbrëmjen e sotme dhe nesër për publikun. Një vepër e cila përmban konfliktin që në fillim kur dy çifte, në dukje të qytetëruar, takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm, i cili plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension.

Në komedi grindja e dy fëmijëve është pikërisht kjo zënkë që i çon në konflikt jo vetëm prindërit e të ashtuquajturit fëmijë që ushtron dhunë, por edhe familjen e të dhunuarit. Djali i Alain dhe Anet i theu dy dhëmbë djalit të Mishel dhe Veronik. Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Me ndihmën e alkoolit, tensioni rritet duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi. Konflikti i parë sjell një tjetër me çiftin, e më pas një tjetër me vetë partnerët, çka sipas aktorëve sjell përmes “Zotit të Masakrës”, tre shfaqje të ndryshme.

“Zoti i Masakrës” komedi nga Yasmin Reza me regji nga Kiço Londo për publikun në teatrin “Migjeni” sjell në role aktorë të njohur. Një tjetër vepër e shkëlqyer e Yasmin Reza mbi temën e saj të parapëlqyer: hipokrizinë borgjeze. Aktorë në role Erand Sojli, Alert Çeloaliaj, Ermira Gjata dhe Ermira Hysaj.

Shfaqja “Zoti i Masakrës” është nominuar për gjashtë çmime “Tony”./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.