Tërmet 5.1 ballë në Ulqin, ndjehet në Shkodër e deri në Tiranë

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ – Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, njoftoi se tërmeti i fuqishëm 5.1 ballë me epiqendër në Ulqin të Malit të Zi, është ndjerë edhe në Shqipëri, kryesisht në zonën e Shkodrës, por edhe në Tiranë.

Tërmeti me magnitudë 5.1 goditi sot Ulqinin, në territorin e Malit të Zi. Ulqini është në kufi me Shkodrën, konkretisht në distancë 17 km, ndaj lëkundjet e forta janë ndjerë në Shkodër, në Malësi të Madhe, Lezhë e deri në kryeqytet në Tiranë.

Nga të dhënat në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, duket se forca goditëse ka qenë e madhe.

Më poshtë pasqyrohen dhe koordinatat e sakta të këtij tërmeti.

Ora: 13:47:51

Koordinata në hartë 42.01 N ; 19.32 E

Thellësia 10 km

Distanca 48 km nga Podgorica, 17 km nga Shkodra. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.