Të rinjtë e Sarandës në aksion për pastrimin e mjedisit

198

TIRANË,13 Nëntor / ATSH / – Në fshatin Gjashtë të bashkisë Sarandë, Milieukontakt në bashkëpunim me Agjencinë Joniane të Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI) dhe nxënës të shkollës “Shefqet Sulejmani”, organizuan një aksion për pastrimin e mbetjeve urbane në territorin e fshatit. Drejtori, mësuesit dhe 35 nxënës të shkollës, pasi u njohën me objektivat e projektit, iu ofrua edhe nga një fletepalosje informuese me këshilla të vlefshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Pas procesit të pastrimit të fshatit Gjashtë u mbushën 100 thasë me mbetje urbane, kryesisht plastikë. Aksioni i pastrimit ishte mjaft i frytshëm, pasi jo vetëm përmirësojë gjendjen e mjedisit të fshatit Gjashtë, por njëkohësisht vlejti si eksperincë për nxënësit e shkollës, si dhe një shembull i mirë për komunitetin e zonës dhe atij përreth. Drejtori i shkollës, Halit Allkushi vlerësoi aksionin e pastrimit, duke kërkuar që aksione të tilla të kryhen edhe në të ardhmen.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projekti “Monitorimi dhe vlerësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në bashkinë Sarandë” mbështetur financiarisht nga Lëviz Albania. Zbatimi i projektit synon të përmirësojë e gjendjes aktuale të shërbimit të pastrimit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të qytetit ku jetojnë. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.