Shkodër/ DRSH vendos sistemin e referimit elektronik në Malësinë e Madhe

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ – Pas implementimit me sukses të sistemit të referimit elektronik n institucionet shëndetësore në varësi, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Shkodër ndërmori iniciativën për të mbështetur vendosjen e këtij sistemi në zonën e Malësisë së Madhe. Në ambientet e DSHP Malësi e Madhe, u zhvillua një takim me mjekët e familjes të kësaj zone, me qëllim rifreskimin e informacioneve mbi funksionimin dhe ecurinë e këtij sistemi. Stafi i DRSH Shkodër si mbështetës i këtij aktiviteti u mundua që takimi të ishte një bashkëbisedim interaktiv mes palëve. Kjo nismë do të pasohet me kontakte të vazhdueshme për problematikat që do të hasen në vazhdimësi, deri në implementimin e plotë edhe në këtë zonë. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.